Edmond Zefi më 2 qershor kalon në boksin profesionist
May 16, 2018
0 comments
Share

Edmond Zefi më 2 qershor kalon në boksin profesionist

Boksieri kosovar po që tani jeton dhe vepron në Çeki, Edmond Zefi, edhe zyrtarisht më 2 qershor do të futet në ujërat e boksit profesionist. Ndeshjen e parë ai do ta zhvilloi në Çeki mirëpo ende menagjeri i tij nuk e ka shfaq publikisht emrin e kundërshtarit dhe të njejtën do ta bëjë javën e ardhshme. Por kjo nuk po e pengon Zefin që të zhvilloj përgatitjet e tij dhe ai thotë se të njëjtat është duke i zhvilluar në klubin e tij.

“Jam shumë i lumtur që po kaloj ne boksin profesional sepse këtu edhe e kam vendin. Stërvitjet po i zhvilloi ne klubin BFC Liberec  ku edhe shpresoj qe do te startoj me suksese”, tha Edmond Zefi për agjencinë e sporteve luftarake “ArenaRing”, duke i falënderuar më pas edhe mbështetësit e tij. “Pa pasur mbështetje financiare nuk mund të arrish tek qëllimet e juaja, andaj dua ti përshëndes por edhe ti falënderoj sponsorin Andreas Mrijaj Picerija Kristano”.  Ndryshe, Edmond Zefi me prejardhje është nga Klina por familjarisht jetojnë në Pejë. Ai para disa viteve vendosi që të largohet nga Kosova dhe karrierën e tij ta vazhdoj në një klub më të fuqishëm dhe zgjodhi BFC Liberec në Çeki ku edhe ka të gjitha kushtet.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *