Edmond Zefi i lumtur që po i kthehet ringut kosovar, paraqitet ne ICF FERIZAJ
December 18, 2017
0 comments
Share

Edmond Zefi i lumtur që po i kthehet ringut kosovar, paraqitet ne ICF FERIZAJ

Boksieri tani më i njohur i cili po paraqitet me sukses në kampionatin e Çekisë, Edmond Zefi, është shprehur shumë i lumtur që po kthehet pas një viti  në ringun e Kosovës, aty ku ka qenë katër herë kampion, si dhe fitues i shumë turneve vendore dhe ndërkombëtare. Zefi i cili ishte edhe pjesmarës në Kampionatin evropian do të paraqitet në evenimentin humanitar ICF që do të zhvillohet më 29.12.2017 në Ferizaj, kurse kundërshtar do ketë reprezentatues nga Maqedonia. Për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” ai tha se tani është në Kosovë dhe po bën përgatitjet e fundit për këtë spektakël të madh.

“Pas një viti kthehem prapë në ringun kosovar dhe kjo më bënë shumë të lumtur sidomos kur do të paraqitem në një eveniment humanitar të organizuar nga Mustaf Kicaj dhe promotori, Avdyl Salihu. Jam i përgatitur mirë dhe besoj se sërish do të dal nga ringu si fitues”, tha Zefi. Ndryshe, ai apelon që sa më shumë dashamir të vijnë dhe të shikojnë këtë spektakël dhe me këtë edhe ata do të kontribuojnë sado pak për realizimin e këtij qëllimi madhështor.

Cekim se do të ketë mbi 25 ndeshje nga sporte si Kikboksi, Boksi dhe MMA.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *