
Edmond Zefi e fut në gjumë edhe boshnjakun Dananovic
Boksieri i “Gjocaj Promotion”, Edmond Zefi gjatë fundjavës në Çeki ka arrit fitoren e tij të tetë në boksin profesionist, kurse viktima e tij kësaj radhe ishte boshnjaku Jasmin Dananovic (16.16.2) të cilin e mposhti me ndërprerje në raundin e dytë.
Menaxheri i tij, Muharrem Gjocaj u shpreh shumë i kënaqur me paraqitjen e Zefit dhe tha se ky triumf po ja hap dyert Edmondit për tu futur ne zonën e bokiserev të sukseshem sipas rankut botëror.
“Edmondi ka boksuar me shumë profesionalizëm pasi edhe përgatitjet e tij ishte shumë e mirë dhe kështu suksesi nuk po mungon asnjëherë nga ana e bokserve tanë. Uroj që kështu të ndërtojmë një karrierë të shkëlqyer me talentin e tij”, tha Gjocaj. Nga ana tjetër, Zefi ka falënderuar te gjithë që po e mbështesin veqanrisht Manaxherin e tij, sponzorët e familjen. Ai beson shumë se një ditë do të luftoj për titull bote dhe për këtë është i motivuar maksimalisht.