
Edmond Zefi e Ardian Krasniqi “bombardojnë” kundërshtaret
Nipi i Luan Krasniqit, Ardiani e ka nisur me fitore debutimin në boksin profesional, madje në mënyrën më të mirë të mundshme, duke triumfuar me nokaut. Ardiani gjatë mbrëmjes të së shtunës është përballur me hungarezin Istvan Kiss, i cili pavarësisht se ishte një boksier me përvojë, arriti ta mposht qysh në raundin e parë me nokaut.
Nga ana tjetër, fitore te lehtë ka pasur Edmond Zefi i cili mposhti me ndërprerje ne raudin e dyte, Gyula Rozsas. Menaxheri i këtij te fundit, Muharem Gjocaj nga afer e përcjelli këtë event dhe u shpreh shume i kënaqur me performacat e treguara te boksierëve shqiptar.
“Edmondi ishte i përgatitur maksimalisht qe te përballet me kundërshtarin hungarez dhe me merite fitoj nga ana tjetër, nipi i Luanit ishte mjaft i fuqishëm ndaj kundërshtarit dhe tregoi talentin e tij te madh. I uroj te dyve boksierëve fitoren” tha Gjocaj. Ndryshe, i pranishëm ishte edhe Legjenda e boksit Luan Krasniqi ku i uroj fitoren nipit te ti.