Edmond Xhelili zbulon për Arena Ring: Verës i kthehem ringut
April 7, 2017
0 comments
Share

Edmond Xhelili zbulon për Arena Ring: Verës i kthehem ringut

Njëri prej luftëtarëve më të fuqishëm në ringun e MMA-së e që është shqiptar, Edmond Xhelili, ka zbuluar ekskluzivisht për portalin “Arena Ring” se verës do ti kthehet karrierës së tij, pas një pauze të gjatë prej katër viteve.

“Lëndimi që pësova në shpinë dhe në krahun e djathtë ma pamundësuan që të paraqitem në ring një kohë të gjatë. Nuk mundesha as të stërvis nga dhimbjet por me një tretman profesional nga doktor me përvojë më kthyen shëndetin. Nga ana tjëtër, kam pasur edhe angazhime familjare pasi u bëra baba duke më dhuruar zoti një vajza dhe një djalë. Dhe bash fëmijët tani po më japin ispirimin më të madh që ti kthehem sërish këtij sporti, prandaj edhe kam filluar me përgatitje”, deklaroi Xhelili, i cili beson se në rikthimin e tij sërish do arrij suksese si në të kaluarën.

Ndryshe, Edmond Xhelili emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1999. Ai ishte vetem 13-vjeçar kur u shpërngul me familje për në Amerikë.Familja Xhelili u vendosën në qytetin Las vegas.  Shkollën e mesme (Gjimnazin) e kreu në Amerikë ku diplomoi me sukses të lart. Qyteti i kumorrit apo i kazinove siq quhet ndryshe ia imponoi disa gjëra duke pasur parasysh se në këtë qytet zhvillohen lojra të ndryshme të fatit.

Edmondi i madh për nga natyra me një fizikus të fortë,  rastis në një pjesë të qytetit ku e pëcjell një luftë të rrugës “Street Fight” ku i pëlqen shumë dhe fillon të merr pjesë në këtë garë ilegale. Kjo kishte ngjarë në vitin 2006 ku fitoi disa duele në rrugë.

Neper rrugët e Las Vegasit silleshin shumë expert, agjent, apo edhe trainer të arteve marciale, ndër ta ishte trainer i njohur i UFC-së, Frank Mir. Me të parë talentin e luftëtarit tonë, ai i bëri ftesë të vazhdoj mësimin dhe karieren në klubin e tij, Striking Unlimited. Nga viti 2007 Edmond Xhelili me trainerin e tij mësoi shumë në diciplinat që përdoren në këtë sport luftarak, box, kick-box, Muay Thai, Brazilian Jiu Jitsu e shumë diciplina tjera.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *