Edhe tre boksierë konfirmohen për Lojërat Evropiane Minsk 2019
May 21, 2019
0 comments
Share

Edhe tre boksierë konfirmohen për Lojërat Evropiane Minsk 2019

Ka shkuar në 12 numri i sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019, që mbahen prej 21-30 qershor në kryeqytetin e Bjellorusisë.

Janë konfirmuar edhe tre boksierët: Shpëtim Bajoku, kategoria deri në 64 kilogramë, Patriot Behrami (-69 kg) dhe Ardit Delijaj (-81 kg).

 Konfirmimi për boksierët ka ardhur pasi Unioni Evropian i Boksit (EUBC) ka vendosur që garat e boksit në Minsk 2019 të vlejnë si kampionat evropian, njësoj si disa sporte tjera.

Nga sporti i boksit është edhe Donjeta Sadiku, e konfirmuar muaj më parë me ftesë.Më së shumti sportistë nga Kosova në Minsk do të ketë xhudoja, gjithsej pesë: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka e Akil Gjakova, të cilët janë kualifikuar me normë, ndërsa me ftesë janë edhe Alvin Karaqi (karate), Fatih Karabaxhaku (pingpong) dhe Ardita Zejnullahu (shigjetari).

Dy normat e konfirmuara nga organizatori për sportin e mundjes, nuk do të marrin pjesë pasi Drilon Syla është i lënduar, ndërsa Egzon Shala, nuk është lejuar nga Federata Evropiane e Mundjes, pasi më parë ka përfaqësuar Shqipërinë.Kosova synon të kthehet me medalje, pas të bronztës të fituar në Lojërat Evropiane Baku 2015, me xhudisten Nora Gjakova.

Lista e deritashme

Majlinda Kelmendi (xhudo)

Nora Gjakova (xhudo)

Distria Krasniqi (xhudo)

Loriana Kuka (xhudo)

Akil Gjakova (xhudo)

Alvin Karaqi (karate)

Fatih Karabaxhaku (pingpong)

Ardita Zejnullahu (shigjetari)

Donjeta Sadiku (boks)

Shpëtim Bajoku (boks)

Patriot Behrami (boks)

Ardit Delijaj (boks)

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *