Edhe pse e kishte dorën e thyer, boksieri në MMA refuzoi të dorëzohet
February 4, 2020
0 comments
Share

Edhe pse e kishte dorën e thyer, boksieri në MMA refuzoi të dorëzohet

Pat Sabatini ka shokuar të gjithë me mosdorëzimin e tij në përballjen në Fury Fighting Championship në MMA edhe pse e kishte dorën e thyer.

Sabatini ishte duke e mbrojtur titullin e tij në peshat e lehta kundër James Gonzalez, por meçi kishte përfunduar pas vetëm 46 sekondash që kishte filluar.

Pasi kishte rënë në dysheme, sfiduesi kishte arritur shumë shpejtë të kap atë përdore dhe i shtrëngonte me këmbë derisa u theu dorën.

Por, Sabatini që kishte të thyer tashmë dorën, refuzonte të trokiste tri herë në dysheme për t’u dorëzuar, ndërsa Gonzalez më pas e pa dëmtimet që i kishte shkaktuar dhe e lëshoi.

Kështu, Gonzalez është shpallu kampioni i ri në peshat e lehta në MMA, derisa Sabatini do të mbetet jashtë kafazit për rreth një vit.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *