Edhe një medalje të artë, e sjellin sportistet tona
Këtë herë, Vjosa Rrahmani ka arritur që të shpallet kampione botërore në kategorinë Woman Bikini Fitness-164cm.
Në garën Olympia Amateur të organizuar nga IFBB, Rrahmani në një konkurencë të vështirë është cilësiar si më e mira, në kampionatin e mbajtur në Marbella të Spanjës.
Në këtë aktivitet ishin pjesëmarrëse 400 garuese nga 45 shtete.
“Ne mbase nuk po arrijmë të votojmë në Kosovë, por e kemi sjellë medaljen e artë për Kosovën”, ka thënë një postim në Facebook, Sabri Dragusha, sekretar i përgjithshëm i FBBFK-së.