Edhe një ‘bombë’ e Majlindës, në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian
April 20, 2017
0 comments
Share

Edhe një ‘bombë’ e Majlindës, në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian

(E plotësuar) – Majlinda Kelmendi ashtu si i ka hije luftojë edhe ndaj zviceranes, Evelyne Tschopp. Pas 25 sekondave kaloi në epërsi por paksa u duk se u lëndua, por fatmirësisht gjithçka ishte në rregull. Zvicerania u përpoq me të gjitha forcat e saj që të befasojë krenarinë tonë, por pa sukses. Majlinda dominoi luftën dhe 16 sekonda para kohe përfundoi ajo,. Majlinda u kualifikua në gjysmëfinalen e Evropianit.

Majlinda Kelmendi triumfoi në përballjen me Chelsie Giles nga Britania e Madhe. Kampionia olimpiike ka qenë më e mirë në çdo aspekt, duke e mposhtur bindshëm rivalen. Britanikja nuk kishte forcë t’i bëjë ballë kampiones olimpike dhe krenarisë së Kosovës, e cila udhëhoqi luftën me mjeshtri dhe nuk i dha rast në asnjë moment Giles të jetë e rrezishme. Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, gjithsesi se është i lumtur për fitoren e saj dhe besojnë e shpresojnë në medaljen e artë në Kampionatin Evropian.  Majlinda në raundin tjetër do të përballet me xhudisten nga Zvicra, Evelyne Tschopp.

Kampioni olimpike dhe kampionia në fuqi e Evropës, krenaria e Kosovës Majlinda Kelmendi. Do të ballafaqohet me britaniken Chelsie Giles. Britanikja ka qenë më e mirë se polakja Karolina Pienkowska dhe është kualifikuar në rrethin e dytë. Majlinda është favorite ndaj britanikes.

Gjithçka është e gatshme, xhudistet Majlinda Kelmendi (52 kg), Distria Krasniqi (52 kg), Nora Gjakova (57 kg), Loriana Kuka (70 kg) e Fjolla Kelmendi (48 kg), të gatshme për betejat që fillojnë sot në Varshavë.

Kampionia olimpike dhe kampionia në fuqi e Evropës, pak orë më vonë nisë luftën e saj në mbrojtjen e titullit të kampiones së bashku me bashkëgarueset e saja, Distria, Nora e Fjolla, kurse nesër do të garojnë Akili e Loriana. Kampionati Evropian si gjithmonë zgjon vëmendje e emocione të pakufishme. Luftëtaret tona të gatshme për arenë dhe për medalje të reja që t’i sjellin shtetit të Kosovës.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *