Edhe një ‘bombë’ e Majlindës, Distrisë e Norës në rrafshin ndërkombëtar
May 5, 2017
0 comments
Share

Edhe një ‘bombë’ e Majlindës, Distrisë e Norës në rrafshin ndërkombëtar

Edhe një lajm ‘bombë’ për sportin e Kosovës në përgjithësi. Majlinda Kelmendi (52 kg), kampionia olimpike dhe e Evropës, vazhdon kryesimin në ranglistën botërore dhe Distria Krasniqi (52 kg) e Nora Gjakova (57 kg) është në pozicion të lakmueshëm. “Pas garave në këtë vit në Sofje, Paris, Antalya dhe së fundi në Kampionatin Evropian në Varshavë Ranglista Botërore tregon për avancimin e garuesve tonë!

Majlinda mbetet e para (me 3850 pikë) në Ranglistën Botërore 52 kg e ku tash Distria (2117 pikë) është e treta që është plasmani më i lartë i saj deri më tash!

Nora Gjakova (1964 pikë) në Top 5 të Ranglistës Botërore kategoria 57 kg!

Akili po hapëron sigurt drejt kreut nga vendi 150 në fillim të vitit tani është në vendin e 38 këta do jenë të sigurt për Tokio 2020 po presim që edhe ndonjë të na bashkëngjitet!

Po ashtu këta sportist po presin Kategorizimin që po pritet të kryhet këto ditë po ashtu po presin nga Komiteti Olimpik që qysh tash të filloj përkrahjen e duhur për Sportin, sportistët, trajnerët”, ka thënë Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në xhudo.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *