Edhe Minir Rexhepi me medalje te argjendte ne Kampionatin Ballkanik
Nga Bursa e Turqise, ku po zhvillohet Kampionati I trete Ballkanik per junior, edhe sot vijne lajme te shkelqyeshme, me crast pas Elmedin Sejfullaut, edhe nje perfaqesues tjeter I klubit tone arriti te fitoj medalje te argjendte, e ai eshte Minir Rexhepi.
Ne kategorine deri me 55 kg, Minir Rexhepi i prire nga trajneri Sedat Baftiu arriti te kaloj me sukses gjithe kundershtaret e tij, ne perjashtim te garuesit vendas, nga I cili humbi ne menyre te pafat dhe fal kesaj, Rexhepi ne fund fitoj medaljen e argjendte, qe eshte edhe suksesi me I madh ne karieren e tij te deritanishme.
Shume i pafat nderkohe ishte perfaqesuesi I trete I yne ne kete Kampionat Ballkanik, Rijad Rexhepi. Ne kategorine deri me 66 kg, pasi humbi ne cerekfinale nga Eri Prizreni nga Shqiperia, Rexhepi doli ne sfiden per vend te trete, ndaj kundershtarit te tij nga Rumania dhe gjate avantazhit prej 5-2 u lendua dhe lendimi e detyroi qe ta dorezoj sfiden ne fjale.