ECJET E GJATA NË NATYRË PËRMIRËSOJNE SHËNDETIN TUAJ FIZIK DHE MENDOR
June 30, 2017
0 comments
Share

ECJET E GJATA NË NATYRË PËRMIRËSOJNE SHËNDETIN TUAJ FIZIK DHE MENDOR

Ecja është një nga ushtrimet më të mira dhe shume e larmishme. Ajo jo vetëm që ndryshon vazhdimisht sipas terrenit, por bashke me intensitetin e saj ndryshojne edhe peisazhet e natyrës dhe ndjesite tuaja. Ecja në natyrë ju ndihmon të jeni shumë më të motivuar për t’u ushtruar duke e bërë atë më gjithnje e me  interesante.

Kur filloni të merreni me aktivitet fizik, stërvitja në rrugë, apo palestër ndoshta te bën të ndiheni në siklet dhe ecja në një shteg të izloluar do të të bënte të ndiheshe më pak i gjykuar nga të tjerët (edhe pse duhet t’i thuash gjithmonë dikujt se ku po shkon, kjo për shkaqe sigurie). Në të kundërt, ecja duke iu bashkangjitur një grupi njerëzish, apo një miku tuaj do ta bënte këtë lloj ushtrimi shumë më argëtues dhe vendet ku bëhet kampingu shpeshherë janë vende shumë miqësore, ku ke mundësinë të takosh e të njihesh me shumë njerëz.

Ngjitja ne Majen e Cajupit – Foto e HIGH ALBANIA MOUNTAIN CLUB

E ku ka më bukur se të njohësh vende të tjera, zona e krahina, njerëz të ndryshëm, kultura e tradita. Të bëhesh pjesë e një bote që deri dje ishte krejtësisht e panjohur dhe e paprekshme, të bëhesh pjesë e natyrës në çdo stinë e në çdo kohe.

Të ushtruarit fizik është një formë shumë e mirë për të çliruar stresin dhe mund të ulë edhe pagjumësinë, duke çuar kështu në një shëndet mendor më të mirë. Ecja në natyrë do t’ju bëjë të ndiheni shumë më të lidhur me natyrën dhe ritmin e saj, gjë që do t’ju bëjë të ndiheni shumë më të lumtur dhe të përmbushur.

Mali i Tomorrit. Foto nga: HIGH ALBANIA MOUNTAIN CLUB

Një ecje e vështirë, psh.: në një kodër apo mal, do t’ju bënte të ndiheshit sikur keni arritur diçka shumë më të vështirë se një circuit ushtrimesh në palestër. Permes ecjes ne terrene te ndryshme, ne kushte atmosferike te ndryshme, ju ben te jeni gjithmone te gatshem te perballoni cdo sfide, cdo veshtiresi e cdo mendim negativ. Aty nuk ka kthim pas, jeni vetem ju dhe natyra, si dhe permbushja e qellimit per ta cuar deri ne fund ate qe keni nisur.

Ecja është një ushtrim shumë i mirë, pasi i përshtatet lehtësisht çdo niveli fitnesi. Ecja në natyrë mund të bëhet në një nivel, në rrugë shumë të mira, apo shtigje të pashkelura. Kjo e bën atë perfekte për njerëzit, që po mundohen të përmirësojnë fitnesin e tyre, pasi ata thjesht bëhen pjesë e ecjeve gjithnjë e më të vështira.

Kanioni i Langarices – Foto nga HIGH ALBANIA MOUNTAIN CLUB

Një tjetër dobi e ecjes është rënia në peshë. Dhe kjo ndodh veçanërisht gjatë ngjitjes së kodrave, apo maleve, pasi kaloria e harxhuar është pothuajse e njëjtë me kaloritë e harxhuara në një vrap të lehtë. Të ushtruarit fizik mund të ndihmojë në zvogëlimin e rezistencës së insulinës si afat-shkurtër, ashtu edhe afat-gjatë.

Duke qenë se të ecurit ka shumë impakt në kockat tuaja, inkurajon një strukturë kockore më të shëndetshme dhe ul rrezikun ndaj osteoporozës. Duke qenë i ekzpozuar për një kohë të gjatë nën rrezet e diellit do të rritet niveli i vitaminës D. Ecja në distanca të largëta në natyrë është një aktivitet kardiovaskular, e si rezultat zvogëlon rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës dhe rrit fitnesin në përgjithësi.

Ngjitje ne malin e Tomorrit – Foto nga HIGH ALBANIA MOUNTAIN CLUB

Nga një studim i bërë është gjetur se udhëtimet me ecje të gjata mund të përmirësojnë kapacitetin antioksidativ, i cili ndihmon në luftën ndaj sëmundjes, në gjakun e pacientëve onkologjikë. Një tjetër studim ka treguar se të mbijetuarat e kancerit të gjirit, që u stërvitën rregullisht – shumë prej tyre duke bërë ecje të gjata – u shprehën se aktiviteti fizik plotësoi trajtimin rekuperues ndaj kancerit.

Të ecurit është fantastik për tonifikimin e muskujve, sidomos ecjet që bëhen duke përshkruar zona të ndryshme, pasi trupi dhe këmbët tuaja duhet të punojnë më fort për shkak të terrenit të vështirë.

Të ecurit në natyrë është një aktivitet i shkëlqyer dhe është shumë i lehtë për t’u nisur e për ta vazhduar, për shkak të larmishmërisë dhe përshtatjes me natyrën. Ecja ju ndihmon të bini në peshë, të pastroni e të qetësoni mendjen si dhe të ndërtoni një trup të shëndetshëm.

Kalimi Valbone-Theth. Foto nga: HIGH ALBANIA MOUNTAIN CLUB

Për ata që nuk vuajnë nga depresioni, të ecurit gjithësesi ofron të mira nga ana mendore, pasi të jesh jashtë në natyrë, larg biznesit apo punëve të përditshme, larg teknologjisë dhe smogut të një qyteti, bën qe njerëzit të lidhen më shumë me veten e tyre dhe natyrën duke u sjellë atyre një paqe të brendshme dhe një ndjesi mirëqënieje.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *