ë zhgënjyer dhe befasuar me mosmiratimin e Ligjit për Tatimin e të Ardhurave në Korporata,
June 20, 2019
0 comments
Share

ë zhgënjyer dhe befasuar me mosmiratimin e Ligjit për Tatimin e të Ardhurave në Korporata,

Të zhgënjyer dhe befasuar me mosmiratimin e Ligjit për Tatimin e të Ardhurave në Korporata, Federata e Karatesë e Kosovës fton deputetët ta përmirësojnë “gabimin” e bërë një ditë me herët në Kuvendin e Kosovës.

Mos kalimi i Ligjit për Tatimin e të Ardhurave në Korporata në Kuvend, përkatësisht amendamenti i cili do t’i jepte rrugë të menjëhershme Ligjit të Sponsorizimit në fushën e Sportit, Kulturës e Rinisë, ka befasuar gjithë komunitetin e sportit, të cilët kanë shprehur zhgënjimin e madh me disa deputet te cilët hezituan votimin e këtij ligji “Sporti po ju zbardh fytyrën dhe po lobon sa gjitha Institucionet në Kosovë te nderuar deputet”

Federata e Karatesë e Kosovës si një nder Federatat me perspektiv dhe nder me te mirat në Kosovë ka mbetur tej mase i habitur se si një amendament i cili e dërgon përpara zhvillimin e sportit në Kosovë, i cili do të krijonte qindra e mijëra vende të reja të punës, do ta ulte shkallën e informalitetit e do e ndalte valën e largimit të rinisë nga Kosova, nuk gjeti përkrahjen dhe miratimin nga deputetët të cilët jo rrallë herë dinë të krenohen me arritjet e sportistëve tanë.

FKK-ja, falënderon të gjithë deputetët që po e mbështesin miratimin e këtij Ligji dhe këtij amendamenti dhe në të njëjtën kohë ju bënë thirrje të gjithë deputetëve hezitues që ta mbështesin këtë Ligj dhe këtë amendament, sepse me të do të mbështesin sportistët e Kosovës, do të mbështesin fëmijët e tyre duke i larguar ata nga rrugët qe dërgojnë drejt devijime.

Sportistët tanë janë ata që po na bëjnë të lumtur e krenar me rezultatet kulminante, duke e promovuar e lartësuar flamurin dhe Shtetin e Kosovës në gjithë botën, madje edhe në vendet ku deputetëve të Kosovës dhe gjithë të tjerëve iu mohohet edhe hyrja.

Andaj, duke besuar se mos votimi dje i këtij ligji nga deputetët ishte jo i menduar mirë, ju bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që këtë ligj ta votojnë në seancën e radhë dhe kështu me votën e tyre të bëhen pjesë e një zhvillimi të hovshëm të sportit të Kosovës, shkruan Ismet Karasniqi – kryetar i FKK-së.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *