E pabesueshme, Floyd Mayweather përfundon “KO”
August 16, 2017
0 comments
Share

E pabesueshme, Floyd Mayweather përfundon “KO”

Bota e boksit dhe mediat e Las Vegasit po çmenden pas stërvitjes së sotme të zhvilluar mes Floyd Mayëeather dhe Zab Judah. Kjo për shkak se, siç raportohet, Zan ka hedhur në tapet Floyd, pas një shkëmbimi të ashpër grushtesh. Mario Saunder, gazetar i “Las Vegas Post” ka shkruar në profilin e tij në Twitter: “Floyd Mayweather i ka nxjerrë të gjithë të pranishmit jashtë palestrës pas atij momenti. Para se Zab ta nxirrte ‘KO’ Floyd, po imitonte gjestet e Conor McGregor”.

Irlandezi McGregor do të jetë rivali i madh i Floyd “Money” Mayëeather 26 gushtin e ardhshëm, kur do të zhvillohet edhe ajo që konsiderohet si përballja e shekullit. Nëse ajo që është raportuar në media është e vërtetë, Floyd Mayëeather, i cili nuk ka humbur asnjë ndeshje si boksier profesionist (49-0), duket se do të ketë probleme kur të ngjitet në ring kundër Conor, por duke ditur se amerikani është një promovues shumë i mirë i ndeshjeve të tij, ky lajm mund të jetë një rreng për të rritur interesin e njerëzve për sfidën e ardhshme.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *