E kishte paralajmëruar amerikanin që mos t’i merrte substancat e ndaluara
Trajneri i Jarrell Miller më në fund ka folur publikisht për ndalesën e boksierit dhe përdorimin e substancave të ndaluara.
Boksieri amerikan ishte përgatitur që të përballej më Anthony Joshuan, mirëpo dështoi dy herë në testet anti-doping në shansin për t’u bërë më i mirë i botës në boks.
Miller është suspenduar për gjashtë muaj nga ushtrimi i profesionit të boksit, por edhe kishte humbur mundësinë që t’i fitonte 10 milionë euro nga përballja me britanikun.
Trajneri i Miller, Harry Keitt, ka zbuluar se ai e kishte paralajmëruar boksierin që mos t’i bënte ato gjëra, por nuk e kishte dëgjuar.