E akuzojnë se është paguar
December 26, 2019
0 comments
Share

E akuzojnë se është paguar

Donald Cowboy Cerrones i kanë thënë shumë gjëra në karrierën e tij, por asnjëherë nuk është cilësuar një hileqar apo një person i korruptuar.

Në prag të ndeshjes së tij ndaj Conor McGregor në UFC 246 që do të zhvillohet më 18 janar, zëra në fushën e MMA thonë se ai është paguar për të humbur ndaj irlandezit.

  “Asnjëherë në botë, unë nuk i bëj këto gjëra,” shprehet Cerrone për MMA Fighting.“Këto janë broçkulla që qarkullojnë.

Nuk do të pranoja ta bëja atë gjë për të gjitha paratë e kësaj bote. Nuk do ta shihja dot veten time në pasqyrë, kështu që rrini të qetë.Më mirë do të ndeshesha falas sesa të merrja para për të humbur. Do të bëj çmos për të fituar, si gjithmonë!”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *