Dy talent të mëdhenj ndeshen në Kërçovë  
July 18, 2018
0 comments
Share

Dy talent të mëdhenj ndeshen në Kërçovë  

“Superpro Fight Night Uskana” që do të zhvillohet më 28 korrik në Kërçovë do të  na sjell një duel super interesant mes dy talenteve të kikboksit që kanë dëshmuar vetën në ring. Njëri vjen nga Zvicra por me prejardhje Kosovare,  Arbnor Beqiri kurse tjetri nga Ferizaj.  Beqiri është 18 vjeçar por jeton në Bazel të Zvicrës. Ai llogaritet një talent shumë i madh dhe ushtron shumë për të arritur qëllimet e tij si boksier e kickboksier, kurse përgatitjet i bënë në “Superprosportcenter” tek trajneri i tij 12 herë Kampioni i botës, Shemsi Beqiri. Deri më tani ai ka pasur katër ndeshje të suksesshme dhe i njëjti premton se në Kërçovë do të jap maksimumin. Nga ana tjetër, Fidan Idrizi ka lindur ne Gjermani (1999)  por jeton dhe ushtron te KKB Kastrioti nga Ferizaj. Me kikboks merret qe 4 vite dhe ka 5 lufta ku prej tyre vetëm 1 humbje. Është një djalosh shume i fuqishëm qe synon shume shpejt te garon në evente të mëdha jashtë vendit.

Tiketat tani më në shitje

Organizatorët kanë lajmëruar se tani më kanë filluar me shitjen e biletave për “Superpro Fight Night Uskana” dhe të njëjtat për momentin mund ti gjeni në pikat shitëse në Kërçovë  “Bllaca Travel and Tours” (në afërsi te “Berzës”) dhe “Ficon” (në afërsi të kafe Imperial), si dhe direkt tek organizatorët (Mustaf Aliu dhe Burim Aliu).

 

Çmimet:

-në tribun 600den (apo 10€)

-në ring 1200den (apo 20€)

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *