Dy shqiponjat shqiptare kundër boksierëve afrikan
March 5, 2018
0 comments
Share

Dy shqiponjat shqiptare kundër boksierëve afrikan

Dy shqiponjat shqiptare, Nuri e Sefer Seferi, do të zhvillojnë ndeshjen e parë së bashku më 16 mars  në Vjenë të Austrisë edhe atë kundër boksierëve nga Afrika. Kështu Nuriu do të ndeshet kundër boksierit nga Namibia, Wilberforce Shihepo i cili deri më tash ka zhvilluar 33 duele, nga të cilat, 24 fitore ( 17 me nokaut) si dhe 9 humbje, kurse vëllai i i tij Seferi do të kryqëzoj dorëzat me Vikapita Merero.  Cekim se “Tajsoni Shqiptar” është njëri prej boksierëve më të suksesshëm shqiptar në boskin profesionist ku deri më tani ka zhvilluar 47 duele, prej të cilave, 39 fitore ( 22 me nokaut ) e 8 humbje.

Ndryshe, vëllezërit Seferi përgatitjet e tyre janë duke i zhvilluar në klubin e tyre kurse nuk po mungojnë edhe sparingjet me emra të njohur. Ata ndihen mirë dhe presin fitore në Austri. Poashtu ata shpresojnë se do të kenë përhahjen e madhe nga shqiptarët në Vijenë dhe në fund ata premtojnë se do të festojnë së bashku. Ndryshe, agjencia e sporteve luftarake “ArenaRing” do vazhdoj të përcjell karrierën e këtyre dy kampionëve ashtu siç e ka bërë në 11 vitet e kaluara kur gjithnjë ishte pranë tyre.

 

Nëse dëshironi të jeni afër sporteve luftarake e sidomos të përcillni gladiatorët shqiptar kudo që paraqiten pëlqejeni faqen e FB – ArenaRing.

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *