Durim Beqiri triumfon në Duisburg
February 18, 2020
0 comments
Share

Durim Beqiri triumfon në Duisburg

Talenti shqiptar, Durim Beqiri, edhe një herë ka dëshmuar se ka kualitete të larta duke triumfuar kështu edhe në turneun e fuqishëm që u zhvillua në fundjavë në Duisburg të Gjermanisë. Ai deri tek medalja e arrtë erdhi pasi shënoi fitore ndaj përfaqësuesit nga Turqia dhe Holanda. Me paraqitjen e tij ka qen shumë i gëzuar trajneri, njëkohësisht prindi i tij Sifu Halil Beqiri i cili ndihet krenar me këtë sukses.

“Paraqitja e tij në ring ka qen shumë i fuqishëm pasi ai ka qen i përgatitur maksimalisht për këtë garë. Triumfi erdhi dhe ne jemi shumë të kënaqur shpresoj se kështu do të vazhdojmë edhe ne te ardhmen”, tha Sefuli, i cili falënderoi edhe trajnerin Baki Hoxha i cili po e mbështet maksimalisht. Ndryshe, 12 vjeçari deri më tani ka arrit të shpallet katër herë kampion i Gjermanisë në peshën -60kg dhe i njëjti mbron ngjyrat e BODYGUARD Team Akademie Aachen. Sponsor i tij sivjet do jetë edhe menaxhmenti i njohur i sporteve luftarake “ArenaRing Management Promotion”.

 

 

 

 

 

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *