Dumitrov: E respektoj Shemsi Beqirin, por nuk dorëzohem ndaj tij
July 24, 2018
0 comments
Share

Dumitrov: E respektoj Shemsi Beqirin, por nuk dorëzohem ndaj tij

Të shtunën në Kërçovë do të zhvillohet evenimenti i madh i sporteve luftarake “Superpro Fight Night Uskana 1” ku do të ketë ndeshje në K1, Boks dhe MMA. Do të zhvillohen dy përballje për titull botë ku kërçovari që jeton dhe vepron në Zvicër, Burim Aliu do të mundohet të fitoj titullin kundër serbit, Antonio Zovak, kurse kosovari Shemsi Beqiri do të mundohet të mbroj titullin e 12 në karrierën e tij ndaj serbit, Vanja Dumitrov. Ky i fundit ekskluzivisht për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” u shpreh se nuk do ta ketë aspak lehtë ndaj Beqirit, mirëpo ka paralajmëruar se në Kërçovë nuk po vjen për të humbur.

“Jam shumë i lumtur që mu dha mundësia për të luftuar për titullin botëror, posaçërisht  kundër një kundërshtari të tillë si Shemsi Beqiri. Për mua ky duel do jetë i mirëseardhur për vazhdimin  e karrierës sime profesionale si dhe zhvillimin e klubit tim, sepse do të jetë një përvojë e mrekullueshme që unë t’ia përcjelli më pas nxënësve të mi”, thotë Dumitrov, duke shtuar “Për kundërshtarin tim e di se është një luftëtar i madh dhe me përvojë. E kam ndjekur disa herë dhe nga betejat e tij që i ka zhvilluar e vërejta se është i rrezikshëm dhe e kuptoj se kjo do të jetë ndeshja më e vështirë në karrierën time, por për shkak të kësaj unë jam shumë i motivuar dhe i gatshëm për t’i dhënë maksimumin”.

Ndryshe, serbi thotë se ndihet mirë fizikisht andaj do tw luftoj maksimalisht.“Nuk kam pasur shumë kohë për t’u përgatitur për një kundërshtar të denjë, por ndihem mjaft i gatshëm dhe i fuqishëm. Kam punuar kryesisht në klubin tim, por kam vizituar edhe disa klube miqësore dhe kam punuar me disa trajnerë të ndryshëm dhe partnerë të sparringut. Dëshirojmë që publiku të jetë i kënaqur nga përballja jonë dhe shpresoj se gjithçka do jetë në frymën sportive dhe në fund le të fitoj më i miri”.

Vanja Dumitrov, deri më tani, ka qenë disa herë kampion i Serbisë dhe poashtu edhe kampion Ballkanik. Ka pasur gjithsej 53 ndeshje në Kickboksit (17 të humbura), 6 ndeshje në boks (2 të humbura) dhe 8 ndeshje në MMA (4 të humbura). Nga ana tjetër, Shemsi Beqiri, ka pasur ndeshje të shumta dhe me shumë suksese në të gjithë botën siç janë: K1 dhe Glory Series. Ai ka arritur te jetë në vendin e 4 në rangun botëror, në klasën e peshës deri 70kg. Momentalisht jeton në Bazel të Zvicrës dhe është pronar i shkollës „Superprosportcenter“.

Biletat në shitje

Organizatorët kanë lajmëruar se tani më kanë filluar me shitjen e biletave për “Superpro Fight Night Uskana” dhe të njëjtat për momentin mund ti gjeni në pikat shitëse në Kërçovë  “Bllaca Travel and Tours” (në afërsi te “Berzës”) dhe “Ficon” (në afërsi të kafe Imperial), si dhe direkt tek organizatorët (Mustaf Aliu dhe Burim Aliu).

Çmimet:

-në tribun 600den (apo 10€)

-në ring 1200den (apo 20€)

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *