“Dueli ndaj Joshua s’do të ndodhë këtë vit, po planifikoj sfidën tjetër”
May 27, 2019
0 comments
Share

“Dueli ndaj Joshua s’do të ndodhë këtë vit, po planifikoj sfidën tjetër”

Boksieri amerikan Deontay Wilder, 41 fitore e 1 barazim në karrierën e tij, pritet të duelojë ndaj Dillian Whyte (25 fitore e 1 humbje) në gjysmën e dytë të këtij viti. Lajmin e ka konfirmuar vetë Wilder, që tha se po bisedon me stafin e Whyte.

Sfida ndaj Dillian Whyte do të zhvillohet. Nëse ai vazhdon të paraqitet kaq mirë, atëherë sfida është e paevitueshme. Por më vjen keq për të, pasi ai do të përfundojë njësoj si Dominic Breazeale, do të humbasë”, u shpreh Wilder, i cili një javë më parë, mposhti me “KO” në raundin e parë Dominic Breazeale.

Amerikani jep edhe një sinjal të qartë që dueli i madh mes tij dhe Anthony Joshua nuk do të zhvillohet këtë vit. “Dueli ndaj Joshua nuk do të ndodhë këtë vit. Boksi është si koha, që ndryshon shumë shpejt. Ndoshta nesër them diçka tjetër, nuk i dihet. Mund të ndodhë që gjërat të ndryshojnë tërësisht dhe të duelojmë këtë vit”, tha Wilder.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *