Dueli me Wilder në dhjetor, në Las Vegas
August 4, 2018
0 comments
Share

Dueli me Wilder në dhjetor, në Las Vegas

Më 18 gusht, Tyson Fury do të duelojë në Belfast ndaj italianit Francesco Pianeta, por boksieri britanik e ka mendjen diku tjetër, te sfida që do të zhvillojë ndaj kampionit të botës në peshën e rëndë Deontay Wilder (kategoria WBC). Edhe pse kjo përballje nuk është zyrtarizuar ende, Fury, ish-kampion bote në këtë kategori, konfirmon se ajo do të zhvillohet në dhjetor. Madje britaniku shprehet se duelin ndaj Wilder do ta zhvillojë në Las Vegas.

“Më kanë thënë se Las Vegasi është destinacioni im i radhës. Ndërsa muaji i duelit me Wilder është dhjetori i këtij viti. Do të jetë një event i jashtëzakonshëm boksi. Përballë njëri-tjetrit do të jenë dy nga boksierët më të mëdhenj të peshave të rënda, boksieri i gjatë dhe boksieri i gjerë. Njëri nga Amerika dhe njëri nga Britania e Madhe. Do të jetë një betejë epike”, u shpreh Tyson Fury, 26 fitore dhe asnjë humbje në ring në karrierën e tij.

Më tej, Fury u shpreh: “Unë dhe Wilder kemi kohë që e kërkojmë këtë duel, që mendoj se i shërben promovimit të boksit. Ai është një kampion bote dhe është boksieri më i rrezikshëm në peshat e rënda. Arritja e marrëveshjes ishte e lehtë, gjithçka u përfundua brenda 2 ditëve. Ishte marrëveshja më e lehtë që kam bërë ndonjëherë”, deklaroi më tej Fury për Wilder, ashtu si Joshua është i pamposhur në karrierën e tij (40 fitore e asnjë humbje).

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *