Dueli me Wilder do të ndodhë herët a vonë
November 28, 2018
0 comments
Share

Dueli me Wilder do të ndodhë herët a vonë

Kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri britanik Anthony Joshua deklaroi sot se në të ardhmen ai do të duelojë me çdo kusht ndaj rivalit amerikan Deontay Wilder, kampionit tjetër të botës së këtij Divizioni. Ai mendon se në një moment të caktuar, karriera e dy boksierëve do të kryqëzohet, ndaj kjo sfidë është e paevitueshme.

Më 1 dhjetor, Wilder do të mbrojë titullin ndaj një tjetër boksieri britanik, Tyson Fury dhe në rast se humbet sfida Wilder-Joshua rrezikon të mos zhvillohet. Për këtë arsye, Joshua ka bërë me dije se më 1 dhjetor do të bëjë tifo për boksierin amerikan, në mënyrë që të duelojë në prillin e 2019-ës me Wilder në stadiumin “Wembley”.

Viti 2019 do të jetë një vit i madh për mua dhe boksin. Njerëzit kanë kohë që e presin këtë duel mes meje dhe Wilder, ndaj është koha që ne të kryqëzojmë dorezat. Unë jam i bindur se ky duel do të ndodhë, pasi është e rëndësishme edhe mes nesh për të mësuar se kush është më i miri. Ne jemi të dy kampionë, ndaj fansat duan më të mirin”, tha Joshua.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *