Dueli i pabarabartë, Dana White: Do të habiteni, kampionia po nënvlerësohet!
May 10, 2019
0 comments
Share

Dueli i pabarabartë, Dana White: Do të habiteni, kampionia po nënvlerësohet!

Kampionia e botës në peshën “strawweight” (pesha 48-52kg) në artet marciale mikse Rose Namajunas, do të mbrojë titullin kampion në eventin UFC-237 ndaj brazilianes Jessica Andrade. Dueli do të zhvillohet në Rio de Zhaneiro të Brazilit, me Namajunas që do ta mbrojë për të dytën herë titullin kampion të këtij Divizioni.

Duke folur për këtë event, presidenti i UFC-së, Dana White, tha: “Kjo është një përballje e vështirë për Rose, pasi Andrade është një bishë. Janë të shumtë njerëzit që mendojnë se Rose do ta humbasë këtë sfidë, por unë mendoj se ajo shpesh nënvlerësohet me pa të drejtë. Ashtu sikurse ndodhi edhe ndaj Joanna vitin e kaluar, ku e mundi dy herë”, tha Dana White.

 

Dueli do të zhvillohet në Brazil, në shtëpinë e Andrade, që do të ketë edhe shumë fansa me vete. “Kjo është një nga ato duele ku unë nuk mund të parashikoj se çfarë do të ndodhë, kush do të fitojë. Rose nuk sihet si favorite, por sa herë ndodh kjo, ajo fiton. Ajo nuk kundërshtoi kur i thamë se kush ishte rivalja dhe se ku do të zhvillohej sfida. Kjo më pëlqen te Rose”, u shpreh numri 1 i UFC-së.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *