Duel interesant shqiptar Igrishta kundër Ramadanit në “Fight Night”
January 26, 2018
0 comments
Share

Duel interesant shqiptar Igrishta kundër Ramadanit në “Fight Night”

Më 10 shkurt në Cyrih do të zhvillohet një eveniment interesant i sporteve luftarake “Fight Night” që e organizojnë Skender Shahinaj dhe Mentor Morina. Njëra prej ndeshjeve më interesante do të jetë dueli shqiptar Valdrin Igrishta kundër Hadis Ramadanit, të dy luftëtar kualitativ që e kanë treguar vetën në duelet e tyre.

Interesante është edhe një fakt se që të dy në vitin e kaluar nuk kanë pësuar asnjë humbje dhe kanë qenë në formë mjaft të fortë. Igrishta për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, thotë se kohën e fundit ka qen me një ftohje gripoze por ka filluar stërvitjet dhe që pret për 10 shkurt të jetë i përgatitur mirë. “Mendoj se do jetë një ndeshje mjaft interesanti , ku nuk do të dihet fituesi deri në fund të ndeshjes. Shpresoj që unë ti gëzohem triumfit”, tha Igrishta.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *