Driton Halimi kërkon botërorin në Shkup
May 24, 2017
0 comments
Share

Driton Halimi kërkon botërorin në Shkup

Te diellen në Shkup do të zhvillohet kampionati i Maqedonisë në karate për kadet, që njëherit është edhe kualifikues për kampionatin botëror që sivjet zhvillohet në Tenerife të Spanjës. Njëri prej atyre që pret triumf është edhe karateisti i KK Fati nga Tetova Driton Halimi.

“Viti 2017 për mua ishte një vit mjaft i mbarë pasi arrita mjaft suksese si kadet, triumfova në turne mjaft të fuqishëm siç janë Samobor te Kroacisë, Ulqini Open 2017 , Gazi Baba Open 2017 dhe se fundmi ne Kërcova Open 2017. Por tani është gara më e rëndësishme për mua ajo e kampionatit. Unë kam plot besim se do arrij të bëhem kampion sepse jam i përgatitur maksimalisht. Ëndrra ime është që të paraqitem në kampionatin botëror në Spanjë dhe do bëj çmos që të ngjitem në piedestalin më të lartë”, shprehet me optimizëm për “ArenaRing”, djaloshi tetovar.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *