Driton Beqiri vazhdon traditën familjare duke arritur suksese në ring
October 18, 2018
0 comments
Share

Driton Beqiri vazhdon traditën familjare duke arritur suksese në ring

Edhe një djalosh i talentuar po fillon të shndris në Gjermani, bëhet fjalë për talentin 16 vjeçar, Driton  (Toni) Beqiri i cili nuk po di për humbje në karrierën e tij. Me sportet luftarake filloi të merret qysh në moshën 5 vjeçare edhe atë tek prindi i tij, Sifu Halil Beqiri i cili njihet si një mjeshtër i madh i sporteve luftarake. Ndeshjen e fundit e zhvilloi në Zvicër ku arriti të mposht një kundërshtar 7 vite më të madh me çka edhe po paralajmëron sukseset edhe në arenën ndërkombëtare. Ai në një intervistë për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” u shpreh se këtë sport e dëshiron shumë andaj edhe do të bëj çmos që të arrij në majat botërore. Ndryshe, Beqiri me prejardhje është nga Mitrovica por i lindur dhe vepron në Aachen të Gjermanisë

ArenaRing: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport dhe pse zgjodhët sportet luftarake?

Beqiri: Jeta ime ka filluar me sportet luftarake sepse prindi im merret me këto arte marciale, kështu që nga mosha 5 vjeqare fillova me Weing -Tsun (Vetëmbrojtje), kurse në moshën 13 vjeç fillova edhe me  Kickbox.

ArenaRing: Në cilin klub u regjistruat dhe na thuaj diçka për fillimin e karrierës suaj?

Beqiri: U regjistrova në klubin “Bodyguard Team, Akademie Aachen” ku trajner është babi im Sifu Halil Beqiri, kurse pas 1 viti stërvitje intensive u futa edhe në një ndeshje zyrtare ku edhe arrita deri tek triumfi i parë. Është interesante të ceki se kundërshtari im ka qen 5 vite më i madh se unë por triumfin e dëshiroja shumë dhe ja arrita qëllimit.

ArenaRing: Sa është I zhvilluar ky sport në vendin ku jeton?

Beqiri: Ky sport në Gjermani është i zhvilluar shumë, andaj për këtë flasin edhe rezultatet pozitive që po i shënojnë sportistët në tëre botën

ArenaRing: Sukseset e juaja ?

Beqiri: Suksesi im më i madh është WFMC 3 si dhe triumfet që kam pasur në K1.

ArenaRing: Ndeshja e radhës?

Beqiri: Për ndeshjen e ardhshme ende nuk kam ndonjë ofertë, mirëpo pres çdo moment që të ftohem diku dhe të marr pjesë. Dua që të vazhdoj me sukseset.

ArenaRing: Planet e juaja për të ardhmen?

Beqiri: Plani i çdo sportisti është që të arrij sa më shumë në karrierë, andaj të njëjtën e kërkoj edhe unë. Dhe për këtë do punoj intensivisht me trajnerin tim që të ngjitem në piedestalin më të lartë botëror duke fituar shumë tituj

ArenaRing: Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje?

Beqiri: Ju thash edhe më lartë se vi nga një familje e sporteve luftarake, sepse prindi im është një mjeshtër i arteve marciale andaj edhe e kam shumë më lehtë që unë të depërtoj sepse kam edhe mbështetjen e tij maksimale duke më dhënë shumë përkrahje.  Me një fjale, Jam krenar që kam babain, trajner, pasi ai më bëni të jem i zoti i vetvetiu dhe të bëhem i aftë. Por mbështetje kam edhe nga familja e gjërë por edhe shokët dhe miqtë, andaj i falënderoi publikisht duke i premtuar se një ditë do të krenohen me mua.

ArenaRing: Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosove – Shqipëri dhe jashtë saj?

Beqiri:Bashkëpunim me sportistët tjerë kam, por më shumë duke shkëmbyer përvojat tona nëpërmjet faqeve sociale.

ArenaRing: Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?

Beqiri: Ndjenja më e keqe në karrierën time është kur duhet të dal nga arena sportive me humbje, kurse ndjenja më e mirë është kur ngritna lart në piedestalin më të larte.

ArenaRing: Do e përfaqësoni Kosovën në të ardhmen?

Beqiri: Shpresoj në të ardhmen se do të më jepet mundësia që të prezantoj Kosovën në arenën ndërkombëtare sepse kjo është edhe ëndrra ime.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *