Dritan Barjamaj lufton për titull kundër Cisse
September 26, 2017
0 comments
Share

Dritan Barjamaj lufton për titull kundër Cisse

Luftëtari i pamëshirshëm i ringjeve, Dritan Barjamaj, ekskluzivisht për portalin e specializuar për sporte luftarake “ArenaRing” ka njoftuar për ndeshjen e tij të ardhshme edhe atë shumë të fuqishme.

Pas lëndimit të libanezit, Mark Tanios, organizatori nuk ka mundur të gjej një zëvendësim më të mirë se Barjamaj andaj edhe i ka dërguar ftesë që të ndeshet më njërin prej luftëtarëve më të mirë botëror, Zoumana Cisse.

Ky eveniment i madh do të zhvillohet më 14.10.2017 në Monz të Belgjikës. “Organizatori më kontaktoi që të jem unë ai që do ndeshem me Cisse, pasi kundërshtari i tij i mëhershëm libanezi Tanios ishte lënduar në stërvitje. Unë pranova menjëherë duke e ditur se do të ndeshem për titull ‘Europian beat down’. Në këtë ngjarje kam luftuar edhe vjet dhe e di shumë mirë se sa bukur është i organizuar”, deklaroi Barjamaj, i cili shtoi se përgatitjet për këtë ballafaqim është duke i zhvillu në klubin e tij në Austri.

Ndryshe, pas kësaj ngjarje, Barjamaj na zbulon se do të shkoi 1 muaj në Kosta Rika për të përgatitur për duelet e tija të ardhshme.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *