Dritan Barjamaj e pret një verë e nxehtë me plot duele
June 28, 2017
0 comments
Share

Dritan Barjamaj e pret një verë e nxehtë me plot duele

 

Luftëtari i njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Austri, Dritan Barjamaj, më 1 korrik në Stamboll do të ngjitet në ring në një ndeshje K1 e që e organizon Hasan Cataltas. Kundërshtar i “The Furiouse” do jetë turku Serkan Ozcaclausn.

Ky takim do jetë 3x 3min  dhe sipas Dritanit për të do jetë si sparing ndeshje. “Për këtë përballje ka kohë që jam përgatit, por për mua ky takim nuk do jetë shumë e rëndësishme edhe pse duhet patjetër që ta mposhti turkun, Serkan me KO, që më pas të më jepet rasti që të ndeshem me Yahja Gulaj, një luftëtar i cili në të kaluarën ka humb titullin nga i nderi Besim Kabashi që ka qen mik shumë i afërt i imi”, thotë ekskluzivisht për “ArenaRing”, Barjamaj, duke zbuluar se në tetor e pret edhe një duel interesant.

“Në tetor do kemi edhe një ndeshje të rëndësishme kundër Tony “The Gun ”  Bonello Logela, i cili është ish luftëtar i UFC dhe kampion në disa kategori. Mandej pres duel edhe në Prishtinë në fund të muajit korrik. Më një fjalë më pret një verë e nxehtë dhe me plot përgatitje e duele”, deklaroi Dritan Barjamaj. Arena Ring do të vazhdoj të përcjell aktivitet e Dritanit, andaj do ju njoftojmë me kohë edhe për sukseset e tija të ardhshme.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *