”DRINI” I STRUGËS I SUKSESSHËM EDHE NË GJILAN
October 30, 2017
0 comments
Share

”DRINI” I STRUGËS I SUKSESSHËM EDHE NË GJILAN

Vikendin që lamë pas 28.10.2017 (e shtunë) në Gjilan të Kosovës u zhvillua edicioni i XII Ndërkombëtar në karate “KATANA OPEN 2017”, nën organizimin e shkëlqyer të K.K “Dardania” ku morën pjesë 45 klube nga Kosova, Maqedonia, Mali i zi dhe Lugina e Preshevës, me mbi 300 sport.

Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga në këtë aktivitet u paraqit me 9 sportistë, në dy diciplina: kata dhe kumite, duke u stolisur me 5 medalje dhe atë: 4 medalje arid he 1 medalje të bronztë. Me medalje ari u stolisën: Gresa Mustafai – kumite / mosha 11vj – pasha +40kg Kastriot Malo – kumite / mosha 11vj – pesha +45kg Hamza Zylali – kumite / mosha 12vj – pasha +50kg Ilira Xheladini – kumite / junior – pasha -48kg Me medalje të bronztë u stolis: Melisa Hajredini – kata / mosha 10vj. Paraqitje të mirë bën edhe Pasho Mustafai, Zana Xheladini dhe Loriana Ramo.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *