Donjeta sprovohet nga hungarezja
February 7, 2018
0 comments
Share

Donjeta sprovohet nga hungarezja

Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, bëri të ditur, se është hedhur shorti, ku boksierët e kombëtares së Kosovës,  i presin sfida të vështira në turneun ndërkombëtar “Bocskai Istvan” në Debrecen të Hungarisë. “Nesër (me 8 shkurt) Violant Sylejmani (64 kg) bokson kundër kroatit Erik Pisetrad. Ndërsa Donjeta Sadiku (60 kg) është kualifikuar direkt në gjysmëfinale dhe ndeshet me hungarezen Olah Eszter. Kjo do të jetë paraqitja e parë e Donjetës në moshat seniore, ku edhe do të fillojë të mbledhë pikë për Olimpiadë –  ‘Tokio 2020’. Trajnerët Shefki Bogujevci dhe Besim Brahimi janë të kënaqur me shortin”, ka thënë Demolli.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *