Donjeta, gati për sfidën e madhe në Indi!
November 14, 2017
0 comments
Share

Donjeta, gati për sfidën e madhe në Indi!

Nënkampionia e Botës në vitin 2015 për juniore, boksierja Donjeta Sadiku, është e gatshme për sfidën e madhe në Indi, ku mbahet Kampionati Botëror (me 19-26 nëntor).

“Donjeta është e gatshme të mbroj titullin e nënkampiones dhe të luftoj për titull e kampiones së Botës për juniore. Ajo së bashku me trajnerin Besim Brahimi janë në kampin stërvitor në Sofje, i cili organizohet enkas për Kampionatin Botëror në Guwahati të Indisë. Boksierja Donjeta, Besim Brahimi dhe gjyqtari Latif Demolli janë në pritje për mundësinë e pajisjes me viza për Indi, pasi që shteti i Indisë nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe pasaportat e saja”, thuhet nga FBOXK-së.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *