DONJETA E ARTË
October 21, 2017
0 comments
Share

DONJETA E ARTË

Donjeta Sadiku fitoi medaljen e artë, në turneun ndërkombëtar të boksit për femra, “Balkan”.
Në finale, Donjeta ishte më e mirë sesa kundërshtarja e saj, hungarezja Veronika Villas, ndaj së cilës nuk e pati problem fitoren.

Madje pak para fundit, në raundin e tretë, gjyqtari në ring u desh të intervenonte, duke e ndërprerë meçin, pas goditjeve të një pas njëshme të Donjetës ndaj hungarezes Villas.

Kësisoj, Donjeta Sadiku merr medaljen e artë në kategorinë e të rejave (që është para kategorisë së junioreve).

Në edicionin e tretë të turneut ndërkombëtar “Balkan”, Donjeta Sadiku ishte e vetmja në ekipin kombëtar të Kosovës.
Ceremonia e ndarjes së medaljeve në këtë turne do të zhvillohet nesër, kurse të hënën ekipi kosovar pritet të arrijë në Prishtinë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *