Doli pozitiv dhe u pezullua, WBC nxjerr Alvarez nga renditja botërore
May 15, 2018
0 comments
Share

Doli pozitiv dhe u pezullua, WBC nxjerr Alvarez nga renditja botërore

World Boxing Championship (WBC) ka deklaruar sot se boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez nuk është më në ranglistën e saj, në divizionin e peshës së mesme. Ky vendim u morr pasi ai dështoi në testin antidoping dhe më pas u pezullua 6 muaj nga Komisionit i Sportit dhe Etikës në Nevada. Presidenti i WBC, Mauricio Sulaiman, konfirmoi se Canelo nuk është më në renditjen e kësaj kategorie.

Ne duam një sport dhe boks të pastër, pjesë e programit tonë antidoping. Pasi të përfundojë pezullimin, ai mund të rikthehet në ranglistën tonë”, tha Sulaiman për mediat, duke justifikuar vendimin. Canelo Alvarez doli pozitiv me clebunterol dhe deklaroi se kjo ndodhi për shkak të mishit të helmuar që kishte ngrënë, por ky justifikim nuk u mor parasysh, duke u tërhequr nga revanshi i 5 majit ndaj Gennady Golovkin.

Boksieri meksikan pritet të rikthehet në ring në shtator, kur dhe përfundon pezullimi 6 mujor që mori, por nuk dihet ende nëse do të duelojë ndaj Golovkin apo do të gjejë revansh tjetër. Kjo heqje e Canelo nga renditja mund të detyrojë Golovkin që të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e mesme ndaj Sergey Derevyanchenko.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *