Doan Osmani, Kampion i ri i Europës në karate
February 11, 2019
0 comments
Share

Doan Osmani, Kampion i ri i Europës në karate

Doan Osmani (-75kg) kurorëzohet me titullin kampion i Europës, duke marrë medaljen e artë në kampionatin europian të karatesë për kadet, junior dhe U21 në Alborg të Danimarkës.

Reprezentuesi i Maqedonisë në finale e mposhti gjeorgjianin Nukita Beljavski me rezultat të thellë 4-0 për t’u kurorëzuar si “mbret” i ri i Europës në karate.

Osmani në rrugën drejt titullit europian mposhti Bekim Bashën nga Shqipëria, turkun Enes Bulut, holandezin Brajan Luse dhe greku Dimitros Rigas.

Meritë të madhe për këtë rezultat historik të Osmanit ka edhe trajneri i tij Arlind Huseini.

Medalje të artë për Maqedoninë fitoi edhe Petar Spasenovski në kategorinë -84kg.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *