Doan Osmani, Kampion i Ballkanit
December 11, 2017
0 comments
Share

Doan Osmani, Kampion i Ballkanit

Doan Osmani, reprezentuesi i Maqedonisë dhe karateist i KK Fati nga Tetova, ka shënuar sukses të madh në kampionatin e 18 –të ballkanik në karate për kadet, junior dhe U21 në Herceg Novi të Malit të Zi, i zhvilluar fundjavën që kaloi.

Ai në kategorinë deri më -75kg fitoi titullin kampion ballkani, pasi në finale mposhti malazezin Nikola Maloviç me rezultat 5-3. Në ndeshjet paraprake, Osmani fitoi malazezin Babic, kosovarin Shabani, boshnjakun Brkiq dhe serbin Maric.

“Elhamdulilah. Balkan Championship 1st place. Kampionati ballkanik vendi 1”, ka shkruar Osmani në profilin e tij në facebook, duke publikuar edhe ca fotografi nga ceremonia e ndarje së medaljes.

Kujtojmë, Osmani edhe në vitin 2012 ishte shpallur kampion Ballkani, por në konkurrencën e kadetëve

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *