DO TE SHTOSH NE PESHE NE MENYRE TE SHENDETSHME? 
June 29, 2017
0 comments
Share

DO TE SHTOSH NE PESHE NE MENYRE TE SHENDETSHME? 

Shumica e njerezve qe has në jeten e perditshme kerkojne keshilla se si te bien në peshe, por ka nga ata që në fakt duan te shtojne peshe dhe kjo nuk eshte aq e lehte sa duket.
Ka raste kur te ndodh te lexosh per aktore te ndryshem, që per shkak te rolit që duhet te luajne, u duhet te shtojne peshe dhe ata flasin me aq kenaqesi, kur bie fjala te gotat e birres, te akulloret, makaronat, buka, petullat me sheqer dhe hamburgerat me dopio djath. Sigurisht që kjo eshte nje menyre per te shtuar peshe, por nuk eshte menyra e duhur.

Ka nga ata persona që kane humbur peshe per shkak te nje nderhyrje tek dhembet, per shkak te nje problemi me sistemin tretes, apo per shkak te nje semundjeje dhe duan te rikthehen në nje peshe te shendetshme. Ose eshte rasti i sportisteve te ndryshem që në sezone te caktuara u duhet te bien nga pesha dhe me pas ta rifitojne ate. Në te gjitha rastet, objektivi eshte te shtosh peshe duke permiresuar shendetin dhe ka nje shpjegim shkencor per këtë.

Ne fund te fundit, shprehja tashme e njohur “Ti je çfare ha.” eshte absolutisht e vertete – nutrientet nga ushqimi, e thene thjesht, jane materia e gjallë që perdor trupi yne per te ndertuar qelizat. Nje diete e mbushur me ushqim hedhurinë (junk) e zbrazet nga vlerat ushqimore nuk i jep trupit tuaj material per te punuar me te.
Eshte njesoj si te ndertosh nje shtepi me karton e ngjites, në vend te tullave dhe çimentos. Me pak fjale, nuk eshte puna vetem tek kalorite.

Ja, 5 rregulla per “shtim te shendetshem” që mund t’i vijne në ndihme gjithkujt që ka nevoje:

1. MOS LER ME SHUME SE 4 ORE NDERMJET VAKTEVE

Trupi juaj ka nevoje per furnizim te vazhdueshem me energji, meqenese eshte si nje motor që rri gjithmone ndezur (zemra juaj rreh gjithmone, gjaku qarkullon, truri dhe muskujt jane në pune). Kur ju anashkaloni vaktet, ju e privoni trupin tuaj nga karburanti per te cilin ai ka shume nevoje per te punuar. Rezultati eshte kerkimi në rezervat e trupit, që per fat te keq eshte masa muskulore.

Menyra me e mire per ta parandaluar trupin nga humbja e indeve te rendesishme eshte te konsumoni vakte te rregullta, me nje distance rreth 3-5 ore nga njera-tjetra. Nese po mundoheni te fitoni inde te reja muskulore, koha e vaktit te ushqimit eshte thelbesore dhe kritike. Shpeshhere njerezit thone “une ha gjithe kohes”, por kur fillojne te mbajne realisht nje ditar ushqimi te asaj çka hane, kuptojne se sa te rremujshme jane oraret e tyre. Qëndrueshmëria eshte çelesi.

2. KONSUMONI LLOJE TE NDRYSHME USHQIMESH NË TE NJEJTEN KOHE

Gjithmone synoni per te pakten tre lloj ushqimesh te ndryshme, në vend te nje bananeje, apo grusht me fruta te thata, provoni nje rriske buke integrale te lyer me gjalp bajamesh dhe rriska bananesh siper, se bashku me nje gote me qumesht pa yndyre, apo lloj tjeter qumeshti si (qumesht soje etj). Nje varietet i gjere i siguron trupit tuaj nje spekter te gjere nutrientesh per te punuar gjate gjithe dites.

3. HANI SHENDETSHEM, POR USHQIM TE PASUR ME VLERA USHQYESE

Menyra me e mire per te marre ca vlera ushqyese me shume, pa pasur nevoje te hame sasi te medha ushqimi, apo t’i drejtohemi ushqimit junk eshte te zgjedhim ushqime te pasura me vlera ushqyese, te pasura me karbohidrate, proteina, apo yndyrna, në racione fe vogla. Frutat e thara jane nje shembull shume i mire. Duke u hequr ujin, racioni zvogelohet me 75%, keshtu nje kupe me rrush kthehet në 1/4 e kupes me rrush te thate. Por, gjithmone shikoni per fruta te thata pa sheqer shtese, apo konservante.

Nje snack i fuqishem plot vlera ushqyese do te ishte: perzieni tershere me copa çokollate te zeze dhe fruta te thara te grira, te gjitha keto futini ne gjalp bajamesh – pastaj me luge merrni nga nje racion te vogel e krijoni toptha, mbeshtilleni me leter pjekjeje dhe konsumojini gjate dites.

4. PIJENI USHQIMIN

Lengjet nuk eshte se te ngopin njesoj si ushqimi i ngurte, prandaj kur ju doni te shtoni peshe, ato mund te shtojne vlera ushqyese, pa ju bere që te ndiheni te fryre e te tejngopur. Zgjedhjet me te mira perfshijne lengjet 100% te frutave, qumeshtin organik pa yndyre, ose alternativate qumeshtit si (qumeshti i sojes etj) dhe smoothie. Smoothie jane ideale, pasi mund te krijohen me çdo lloj ushqimi, që nga dritherat, gjalpi i frutave te thata, leng karrote, perimesh si dhe pluhur proteinik.

5. HANI SI DUHET PERPARA SE TE FLINI

Pjesa me e madhe e riparimit, rekuperimit dhe rigjenerimit tone ndodh gjate kohes që ne fleme. Eshte koha me e ngarkuar per ndertimin e muskujve dhe indeve te pastra (lean), prandaj konsumimi i nje snack te shendetshem para se te bini re flini siguron nje furnizim te paster lendesh ushqyese, te cilat jane te gatshme per te “vajtur per te punuar” brenda trupit.

Nje opsion fantastik që nuk do t’u beje te ndiheni te tejngopur do te ishte nje pjate e vogel me sallate makaronash e bere me makarona 100% integrale (alternative ato pa gluten), vaj ulliri ekstra i virgjer, perime te copetuara dhe proteine e paster që mund te jete: fasule, copa mishi te gjoksit te pules, ose copa djathi organik.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *