“Do të mund Joshua dhe më pas do të ftoj nënën e tij në një takim”
February 5, 2019
0 comments
Share

“Do të mund Joshua dhe më pas do të ftoj nënën e tij në një takim”

Gjithnjë e më shumë po projektohet një sfidë e bukur në peshën e rëndë mes boksierit britanik Anthony Joshua dhe atij amerikan Jarrell Miller. Sfida do të zhvillohet më 1 ose 8 qershor në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut, me Joshua që do të duelojë për herë të parë në karrierën e tij jashtë Britanisë së Madhe.

Të dy boksierët janë të pamposhtur në ring, ndërkohë që Joshua do të mbrojë titujt kampionë bote në kategoritë IBF, WBA dhe WBO. Për Miller ky është një shans  artë që jo vetëm t’i shkaktojë rivalit të tij humbjen e parë, por edhe të bëhet kampion bote. Ndërkohë që, do të duelojë në shtëpinë e tij, çka mund ta favorizojë.

Boksieri britanik Anthony Joshua

Kam qenë i heshtur për pak kohë, pasi kam punuar për këtë sfidë. Kjo përballje ndaj Joshua nuk ka qenë e lehtë për t’u realizuar, por jemi ende duke folur për disa detaje. Ai dëshiron të duelojë në Amerikë dhe kjo është një gjë e mirë për boksin amerikan”, tha Miller për mediat amerikane.

Boksieri Jarrell Miller

Kam kohë që e pres këtë moment dhe dua të befasoj si Joshua ashtu edhe botën duke e hedhur atë “KO”. Do ta çorodis në këtë duel nju-jorkez, nuk ka për ta marrë vesh se ku duelon. Pasi të mund Joshua do të ftoj nënë e tij në një takim, për të dalë së bashku. Këtu do të mbyllet kjo marrëveshje mes nesh”, tha Miller, 23 fitore e 1 barazim në karrierën e tij.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *