Djaloshi kosovar Kushtrim Veseli, nesër në dyluftim me serbin, Mutiç
October 6, 2017
0 comments
Share

Djaloshi kosovar Kushtrim Veseli, nesër në dyluftim me serbin, Mutiç

Të shtunën në qytetin e Vjenës ndeshje miqësore do të kenë reprezentacioni i Austrisë dhe ai serb. Tek nikoqirët do të del një ring edhe një shqiptar i ri, por që ka karrierë për të respektuar. Bëhet fjalë për 18 vjeçarin, Kushtrim Veseli, i cili me prejardhje është nga Koshara e Kosovës por jeton dhe vepron në Vjenë.

Ai ekskluzivisht për portalin për sportë luftarake “ArenaRing” tha se mezi po pres me hy në ring për ta mposhtur kundërshtarin e tij.

“Jam maksimalisht i përgatitur për këtë duel e sidomos kur e dija se do të ndeshem me serbin, Aleksandar Mutic i cili është kampion i këtij vendi. Pra, do bëj gjithçka të arrij deri tek fitorja me çka do të bëj krenar të gjithë që më njohin”, deklaroi Kushtrim Veseli. Ndryshe, ky djalosh ushtron në BC Bounce dhe gjatë karrierës së tij ka qen 2 herë kampion i Austrisë si dhe ka marr bronz në një turne i cili është më i forti në Evropë dhe disa aktivitete tjera.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *