Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, e artë në Turqi
April 7, 2017
0 comments
Share

Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, e artë në Turqi

Distria Krasniqi i solli medalje të artë Republikës së Kosovës. Xhudistja e kombëtares së Kosovës, ka qenë më e mirë në finale se izraelitja Cohen, duke e mposhtur për 4 minuta Gili Cohen.

Finalja Grand Prix në Antalya ka qenë interesante dhe shumë e fortë. Ky është një sukses i radhës i xhudisteve tona në prag të Kampionatin Evropian që do të mbahet me 20-23 prill në Varshavë të Polonisë. Distria për të arritur deri në finale, e kishte mposhtur për 3 minuta e 14 sekonda izraeliten Ariel Bezalel, pastaj në gjysmëfinale për 10 sekonda e mundi Merve Tas nga Turqia.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *