Tashmë është zyrtare! Një tjetër ndeshje madhështore pritet të zhvillohet në UFC 233 më 26 janar të vitit 2019 në The Honda Center të Anaheim në Kaliforni.
Henry Cejudo do të mbrojë për të parën herë titullin e peshës flutur ndaj kampionit të peshës bantam T.J Dillashaw.
Ndeshja kishte kohë që përflitej, dhe tani është zyrtare. Nëse Dillashaw fiton, thuhet se pesha flutur do të mbyllej përfundimisht, pas largimit të legjendës Demetrious Johnson.
Nëse Cejudo fiton, prapëseprapë fati i peshës pupël mund të jetë i njëjti, por do të kishte mundësinë e një sfide tjetër për titullin kampion në peshën bantam ndaj Dillashaw.