Dillashaw kërcënon Garbrandt
July 31, 2018
0 comments
Share

Dillashaw kërcënon Garbrandt

Më 4 gusht, në stadiumin “Staples Center” të Los Anxhelosit do të zhvillohet eventi UFC-227 në artet marciale mikse, ku sfida kryesore është ajo për titullin kampion bote në peshën “bantamweight” (pesha gjel). Kampioni në fuqi T.J. Dillashaw do të mbrojë titullin fituar në nëntor të vitit të kaluar ndaj Cody Garbrandt (UFC-217), pikërisht ndaj personit ndaj të cilit e fitoi këtë titull (me KO në raundin e dytë). Ndaj kampioni i botës është i bindur se edher këtë herë do të përsërisë të njëjtin rezultat dhe do ta mbrojë titullin e këtij Divizioni.

Duke folur për mediat pak ditë para sfidës, T.J. Dillashaw tha: “Këtë herë faza përgatitore për këtë sfidë ka qenë ndryshe, më e qetë, por më e vështirë. Unë e kam mundur një herë Cody, ndaj do të përpiqem që këtë gjë ta realizoj edhe këtë herë. Edhe pse ai do të ngjitet sërish në kafaz para meje do të dalë sërish i humbur. Cody nuk e meritointe këtë sfidë, por meriton një tjetër dru të mirë nga ana ime, pasi është një trap. ndaj mezi po pres t’i tregoj sërish vendin”, u shpreh T.J. Dillashaw, 15 fitore e 3 humbje në UFC, ndërsa rivali i tij Garbrandt ka 11 fitore e një humbje në UFC.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *