Dikur dridhte ringjet botërore si garues tani bota e vlerëson si refer më të mirë
Arben Jonuzi, dikur dridhte ringjet botërore me talentin dhe fuqinë e tij, kurse tash po tregohet i zoti edhe në rreferim dhe kjo u dëshmua në kampionatin e Kickboxing-ut që është mbajtur në Budapest të Hungarisë është vlerësuar me çmimin e parë si refer dhe gjyqtarë i kickbox-it.
“Si gjithmonë edhe kësaj rradhe vlerësohem nga njerëzit më të ngritur në botë dhe fatkeqësisht nënvlerësohem nga pushtetarët të cilët i përfaqësoj mbi 25 vite me djersën dhe gjakun tim, falemenderim për gjithë përkrahësit e ardhmërisë shqiptare e nuk do ndalem kurrë”, ka shkruar kështu Jonuzi.
Ndryshe, portali per sporte luftarake “ArenaRing’ në ditët në vazhdim do ju sjell edhe një bisedë me Arbenin i cili është i palodhur në sportin që bën.