Diellza Gashi mundësja më e mirë e turneut të Prilepit
Të shtunën në Prilep të Maqedonisë u zhvillua turneu ndërkombëtar memorial “Lupco Cervenkovski” ku morën pjesë mbi 150 mundës nga disa shtete evropiane, ndër ato edhe reprezentacioni i Kosovës e cila u paraqit në kategorinë e femrave dhe të meshkujve.
Trajneri i Kosovës, Ferrat Ramadani, edhe kësaj radhe arriti suksese në kategorinë e femrave ku edhe vet i trajton në KM Kacaniku. Medalje të artë fitoi Diellza Gashi, kurse argjend morën Romesa Krasniqi, Venera Asllani, Elvira Krasniqi dhe Egzon Koka. Me medalje të bronztë u desh kësaj radhe të pajtohen Arita Krasniqi, Qendresa Krasniqi, Albin Sheku dhe Armend Kuka.
Sipas luftërave të treguara në dysheme, primatin mundësja më e mirë e turneu i takoi Diellza Gashi, të cilës organizatori në fund përveq medaljes i ndau edhe kupën. Me sukseset e arritura u nda i kënaqur edhe trajneri i Kosovës, Ramadani. “Treguam edhe njëherë se mundemi të arrijmë suksese edhe në një turne ndërkombtar që pati edhe konkurenc të madhe. Besoj se kështu do të vazhdojmë edhe në garat e ardhshme”, deklaroi Ferrat Ramadani per Arena Ring.