Diellza Gashi, kampionia që synon medalje evropiane
May 2, 2018
0 comments
Share

Diellza Gashi, kampionia që synon medalje evropiane

Mundja e femrave në Kosovë dal ngadalë po zhvillohet me hapa të shpejt por edhe të sigurt, kurse më meritor për këtë është eksperti i mundjes, Ferrat Ramadani, i cili para disa viteve hapi klubin e mundjes Kaçaniku ku mblodhi shumë vajza ku sot të njëjtat po mburret edhe Kosova, pasi po na përfaqësojnë në mënyre të denjët kudo që po paraqiten. Njëra prej atyre që ka shumë suksese e që është numër një momentalisht është vajza 17 vjeçare e cila me prejardhje është nga Begraci i Kaçanikut. Me mundje ajo filloj qysh në moshën 14 vjeç dhe deri më tani ka shumë medalje ndërkombëtare por edhe është nënkampione e Ballkanit. Kjo talente po synon tani edhe medaljen evropiane që do të zhvillohet këtë muaj në Shkup. Një një intervistë për agjencinë ArenaRing ajo shprehet optimiste se edhe e ardhmja e saj do jetë e shëndrtitshme.

ArenaRing: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport, dhe pse zgjodhët bash këtë sport?

GashI: Me mundje kam filluar të merrem qysh në moshën 14 vjeçare, kurse arsyeja që kam filluar më këtë sport ishte se me të njëjtin ma shumë merren meshkujt, kështu që kam dashur ta thyej këtë dominimi. Kështu, u regjistrova në KM Kaçaniku ku trajner kam Ferrat Ramadanin, një ekspert i dëshmuar në këtë sport. kështu pas tre muajve stërvitje edhe u futa në ndeshje  zyrtare ku edhe arrita të bëhem nënkampione e vendit duke u ndeshur me Venera Asllanin në finale.  Dua të ceki se kisha emocione të mëdha sepse dilja edhe para publikut.

ArenaRing: Na thuaj diçka për fillimin e karrierës suaj?

Gashi: Fillimi i karrierës normal është i vështirë deri sa ti mësoj teknikat e mundjes që janë të shumta por edhe deri sa u ambientova me shoqërinë e re.

ArenaRing: Sa është i zhvilluar mundja në vendin ku jeton ?

Gashi: Në vendin tim pak është i zhvilluar ky sport, por tani është hap edhe një klub i ri në Prishtinë por edhe në Tiranë dhe do të bashkëpunojmë.

ArenaRing:Sukseset e juaja?

Gashi: Jam kampione aktuale e Kosovës, Kampione mbarëkombëtare , e dyta e Ballkanit si dhe në shumë turne ndërkombëtar kam triumfuar.

ArenaRing: Jeni pjesmarëse në kampionatin evropian që do zhvillohet në Shkup, këtë muaj. Çka prisni ?

Gashi: Nga kampionati evropian shpresoj të kthehem me medalje edhe pse ushtrimet që po i bëjmë janë pak,  e që të jemi të bindur për ndonjë medalje. Përgatitjet po i zhvillojmë në klubin tonë edhe atë nga dy herë në ditë.

ArenaRing: Planet e juaja për të ardhmen?

Gashi: Planet e mija për të ardhmen janë që të marr pjesë një ditë në OIimpijad  ku edhe ti sjelli Kosovës medalje.

ArenaRing: Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje?

Gashi: Familja ishte njëherë pengesa, pasi që klubi ishte larg 3 km nga ku jetoja, por tani kam shumë mbështetje të madhe nga prindi si dhe axhallarët.

ArenaRing: Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?

Gashi: Ndjenja më e mirë ishte kur fitova ne kampionatin Ballkanik dhe më e keqja para disa jave kur hupa prej shoqes  se klubit Arita Krasniqi.

ArenaRing: Sa e vlerësoni trajnerin e juaj?

Gashi: Trajneri im Ferrat Ramadani për mua është edhe si prindi i dytë, sepse gjërat që bënë ai për neve janë të mrekullueshme.

ArenaRing: Sa keni mbështetje nga institucionet sportive ?

Gashi: Të vetmin mbështetje e kemi nga Federata e mundjes së Kosovës me kryetarin Naim Muja si dhe disa donator të pakët në rrethinën ku jetojmë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *