Diaz zyrtarizon rikthimin në kafaz: Shihemi në maj ose qershor
January 24, 2018
0 comments
Share

Diaz zyrtarizon rikthimin në kafaz: Shihemi në maj ose qershor

Nate Diaz, një nga ikonat e arteve marciale mikse, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare “Instagram” ka bërë me dije se do të rikthehet këtë vit në kafaz, në periudhën maj-qershor, pa bërë me dije se ndaj kujt do të përballet. Një sinjal se një nga sportistët më të mirë të UFC-së është gati të konfirmojë aftësitë e tij në “octagon” edhe pse nuk dihet ende nëse ka arritur ndonjë marëveshje me Dana White. Kampioni amerikan gjithnjë ka deklaruar se do të rikthehet vetëm në rast se ka ndonjë ofertë të mirë, duke shënjestruar sfidën e tretë me irlandezin Conor McGregor (secili ka nga një fitore).

I lodhur duke ndejtur ulur dhe duke pritur për ju shk… dhe duke mos bërë asgjë. Asnjë emocion nga sfidat tuaja në kafaz, ndaj do të shihemi sërish bashkë në maj ose qershor. Ju përshëndet kampioni i vërtetë”, ka qenë komenti i Nate Diaz, që nuk ngjitet në kafaz që prej gushtit 2016, kur humbi revanshin me Conor McGregor. Nuk dihet nëse irlandezi do të jetë sërish rivali i tij për të kompletuar “triologjinë”, një përballje që e presin të gjithë, apo do të duelojë me fituesin e sfidës Nurmagomedov-Ferguson për titullin kampion bote.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *