Diaz rikthimi në gusht, sërish në kafaz në eventin e UFC-227
May 3, 2018
0 comments
Share

Diaz rikthimi në gusht, sërish në kafaz në eventin e UFC-227

Nate Diaz pritet të rikthehet në kafaz 2 vjet pas sfidës së fundit. Njerëz pranë stafit të kampionit amerikan të arteve marciale mikse bëjnë me dije se Diaz pritet të duelojë më 4 gusht, në eventin e UFC-227, që zhvillohet në Las Vegas. Hera e fundit që Diaz ka dueluar në kafaz ka qenë revanshi i humbur me Conor McGregor, në gusht të 2016-ës. Ende nuk dihet se cili mund të jetë rivali i tij i ardhshëm edhe pse kanë nisur të dalin emrat e parë.

UFC dhe Nate Diaz kanë nisur bisedimet për t’u rikthyer dhe gjasat janë që marrëveshja do të arrihet për të dueluar sërish më 4 gusht. Duket se të dyja palët janë dakord për këtë datë, ndërkohë që po punohet për të gjetur një rival të denjë, që të garantojë edhe një PPV (pay per view-paguaj për të parë) të konsiderueshëm”, tha Jack Shields, një nga njerëzit më të besuar të Nate Diaz.

Diaz ka kohë që kërkon të zhvillojë sfidën e tretë me Conor McGregor, ku secili ka nga një fitore, por ndoshta palët mund të bien dakord për një duel tjetër. Eddie Alvarez, Dustin Poirier dhe Kevin Lee janë 3 emrat mundshëm që mund të duelojnë ndaj Diaz, një sfidë që duket se nuk do të jetë për titullin kampion bote. Gjithsesi, Nate Diaz është në kërkim të një dueli që t’i japë më së shumti një fitim të mirë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *