Diaz i del në krah McGregor-it duke “thumbuar” Khabib me një prapaskenë interesante
January 14, 2019
0 comments
Share

Diaz i del në krah McGregor-it duke “thumbuar” Khabib me një prapaskenë interesante

Gjatë dy ditëve të fundit, ish-kampioni i peshës së lehtë në UFC, Conor McGregor dhe kampioni në fuqi Khabib Nurmagomedov kanë sulmuar njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Dhe tani, një tjetër yll i UFC i është bashkuar luftës, ai është Nate Diaz, i cili është ndeshur dy herë me luftëtarin irlandez.

Diaz ka thumbuar Khabib pasi rusi kishte postuar një video duke u tallur me McGregor.

“Do të jetosh gjithë jetën me këtë turp,” ka shkruar Khabib në Twitter, duke i kujtuar McGregor fundin e ndeshjes së tyre tetorin e kaluar.

Ndërkohë Diaz i është përgjigjur: “Unë të godita me shpullë në sy të shokëve të tu dhe ju s’bëtë asgjë…Jeto me këtë more frikacak.”

Diez nuk është ndeshur që prej gushtit të vitit 2016, kur u mposht nga McGregor. Ai pritej të rikthehej në kafaz ndaj Dustin Poirier në UFC 230 të nëntorit, por ndeshja u anulua për shkak të dëmtimit të Poirier.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *