Diaz duke u përgatitur për UFC 219?
Gjatë gjysmës së dytë të vitit, UFC është munduar të prenotojë rikthimin e Nate Diaz në Oktagon. Dhe tani me sa duket mund të jetë shumë pranë objektivit, megjithëse jo me kundërshtarin që kanë imagjinuar të gjithë.
Të amrtën, trajneri i Diaz, Jose Garcia, ka përdorur Instagram për të shpallur rikthimin e Diaz me një postim ku ylli i MMA është filmuar duke goditur me shpullë presidentin e UFC, Dana White.
Por postimi i Garcia-t tashmë është fshirë nga Instagram.
Por nëse është e vërtetë, kush do të jetë kundërshtari i Diaz? Trilogjia e McGregor për momentin duket e pamundur pasi irlandezi duhet të mbrojë titullin në peshën e lehtë.
I vetmi kundërshtar logjik është kampioni i peshës ‘welter’ Tyron Woodley.
Vetë Woodley i shtoi benzinë zjarrit duke deklaruar disa ditë më parë se ndeshja e tij e ardhshme do të jetë ndaj një luftëtari të njohur dhe të afirmuar.
Një sfidë me Nate Diaz do të ishte dëshira më e madhe e Woodley që nga dita që mundi vëllain e tij Nick për t’u shpallur kampion bote. Edhe për UFC do të ishte një biznes i mirë, pasi do t’i jepte një ndeshje të madhe për të mbyllur vitin.