Diaz dhe Porier duan të ndeshen për titullin kampion në një peshë të re
Vitin e kaluar, Shoqata e Komisionit të Bokst ka aprovuar përfshirjen e katër peshave të reja në MMA – 165 pounds, 175 pounds, 195 pounds dhe 225 pounds.
Tani mesa duket dy prej luftëtarëve më interesantë të UFC duan të ndeshen për të parën herë në peshën 165 pounds.
Të marën, duke iu përgjigjur thashethemeve se UFC është akoma në kërkim të evenimentit kryesor në Madison Square Garden në UFC 230, Dustin Porier ka dhënë një propozim interesant: “UFC është akoma në kërkim të evenimentit kryesor për UFC 230, le të bëjmë një ndeshje titulli në peshën 165 pounds.”
Poirier dhe Diaz pritet të ndeshen në evenimentin e dytë kryesor të UFC 230 ndeshja mes tyre mund të vendosi se kush do të jetë kundërshtari i radhës i fituesit të Khabib vs. McGregor që do të zhvillohet në UFC 229.
Diez e pëlqeu idenë e Poirier dhe këtë e ka komentuar edhe në Twitter.